për vello

VELLO është një kompani e fuqizuar nga ENTERMEDIA GROUP e cila specializon në xhirimin e Dasmave Shqiptare, Eventeve, dhe Konferencave të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

VELLO ka për qëllim t’i ofrojë klientëve të saj shërbimin e xhirimit të ngjarjeve të ndryshme përmes pakove speciale për dasma shqiptare, evente dhe konferenca. Këto pako janë dizajnuara për t’i përmbushur kërkesat nga më modestet e deri tek ato më specialet, dhe si të tilla ato janë të përshtatshme për çdo klient dhe çdo buxhet.

Duke patur parasysh rëndësinë e veçantë të ngjarjeve si dasmat në jetën dhe kulturën tonë shqiptare, VELLO synon t’i kapë momentet më të bukura dhe të mundësojë përjetimin e kujtimeve më të paharrueshme të këtij evenimenti në çdo kohë përmes pakove tona për xhirimin e dasmave.

shërbimet

xhirimi i
dasmës HD

Ne përdorim kamera të kualitetit më të lartë HD në të gjitha dasmat. Duke përdorur kamera të shumta HD ne kapim ato zemra dhe emocione nga pozicione të ndryshme në mënyrë që të jetë momenti më i përsosur.

fotografi
profesionale

Fotografitë sigurohen me anë të kamerës së fundit dixhitale SLR ku momentet më të bukura të dasmës suaj të bëjnë për vete përmes një stili unik dhe joshës.

Dokumentari
i dasmës

Vello nxjerr në pah kinematografinë tradicionale përmes një dokumentari film ku aty paraqiten ngjarjet e tregimit të dashurisë.

partnerët